FRI shënon ditën botërore të mbulesës

Nuk do të them që jam e mbuluar sepse gjërat e mira e me vlerë duhet të mbulohen dhe as nuk dua të krahasoj veten time me mbështjellësen e lëpirëses. Mbulesa ime është dimenzion që nuk shpjegohet me këso gjëra.

Marketing

Unë jam kjo që jam, me mbulesë, sepse unë kështu e ndjej që dua të jem. Sepse unë kështu flas me Ty, Zoti im.

Gjatë rrugëtimit tim, mbulesa më ka ndihmuar të nxjerr në pah më të mirën e vetes sime. Andaj nuk mund të lë pa e thënë që ajo ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në ndërtimin e personalitetit tim, sepse ka qenë shoqëruesja ime qysh në moshë të hershme. Jam falënderuese ndaj Zotit Fuqiplotë që ka udhëzuar zemrën time që ta dua, ta kuptoj dhe ta ndjej mbulesën time, mbi gjithçka tjetër. Mbulesa ime në kokë, më ndihmon të krijoj një harmoni të përkryer të së brendshmes dhe të jashtmes sime, gjë e cila më përmbush në çdo dimenzion. Në këtë formë unë kam zgjedhur të komunikoj me botën jashtë dhe dua që bota jashtë të më pranoj kështu siç jam, sepse unë nuk pranoj të jem ndryshe. Dhe jam shumë krenare për këtë gjë.

Zubejda Murtezi Fazliu, kuvendare