Frika nga rritja e çmimeve ka krijuar radhë para pompave të benzinës

Gjatë ditës mes qytetarëve filluan të përhapen informacione se derivatet e naftës nga java e ardhshme do të rriten për 10 denarë për litër.

Marketing

Kjo ka krijuar radhë para pompave të benzinës në të gjitha qytetet dhe drejtuesit e mjeteve po nxitojnë të furnizohen me karburant me çmimet aktuale.

Sipas qytetarëve, turmat dhe paniku u shtuan edhe më shumë me vendimin e disa kompanive për të kufizuar sasinë e karburantit që drejtuesit e mjeteve mund të marrin.

Punonjësit e Makpetrolit nga Tetova dhe Shkupi konfirmojnë se disa nga pompat e tyre nuk kanë lejuar karburant mbi 1000 denarë.

“Nga dje disa pompa në Tetovë dhe rrethinë nuk kanë lejuar mbushjen me karburant për më shumë se 500 deri në 1000 denarë, ndërsa sot kemi marrë ndalesë për mbushje me karburant në bidon, lejohet vetëm në automjete. “Shumë njerëz erdhën me dhjetë a njëzet bidon, por ne i kthyem”, tha një punonjës i Makpetrol për Sloboden Pecat.

Kompania ka tentuar të qetësojë situatën përmes një deklarate pasditen e sotme, ku thuhet se nuk ka ndërprerje në furnizimin me derivate.