Zhvillime të papritura: Banka me bazë në Kinë pezullon aktivitetet që lidhen me Rusinë

Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë (AIIB), një bankë zhvillimi shumëpalëshe me bazë në Kinë, ka pezulluar të gjitha aktivitetet që lidhen me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Marketing

Kështu tha AIIB në deklaratë, shkruan CNN.

Projektet janë aktualisht “nën shqyrtim”.

Kina kontrollon 26% të fuqisë votuese të AIIB, sipas faqes së internetit të bankës.

Rusia ka 6%. Kina udhëhoqi themelimin e AIIB për të rivalizuar Bankën Botërore me bazë në SHBA në 2016.