Frikë te Shqipëria, lëndohet Uzuni

Skuadra e Granadas nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në La Liga, ku pas shtatë ndeshjeve ka arritur ta regjistrojë vetëm një fitore, ndërsa ka pësuar pesë humbje.

Marketing

Granada ishte në aksion edhe sot, ku luajti si vendase ndaj Real Betisit, dhe barazoi 1:1, barazimi ky i pari i këtij sezoni, raporton KosovaPress.

Përveç faktit që nuk po ka rezultate të mira, listës së shqetësimeve të Granadas i shtohet edhe lëndimi i yllit shqiptar, Myrto Uzuni.

Uzuni pësoi një lëndim gjatë ndeshjes, dhe iu nevojit ta lë fushën në minutën e 38’.

Përveç Granadas, lëndimi i Uzunit tani do të jetë problem edhe për Sylvinho e Kombëtaren e Shqipërisë.

Më 12 tetor, Shqipëria i rikthehet aksionit në kualifikimet e Evropianit Euro 2024, ku e pret në “Air Albania” Republikën e Çekisë.

Mbetet të shihet nëse lëndimi i Uzunit është serioz apo jo, dhe nëse do të mungojë për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Çekisë.