Fshati i zhytur nën ujë del sërish në sipërfaqe

Punimet në një rezervuar në Itali kanë nxjerrë në dritë mbetjet e një fshati të zhytur nën ujë për dekada me radhë.

Liqeni Resia në
veri ta vendit, njihet më së shumti për kullën e kishës që del mbi sipërfaqen e
ujit të ftohtë të liqenit. Pamja ikonë ka frymëzuar madje edhe një libër dhe
një serial në Netflix.

Por pasi liqeni u
tha përkohësisht, vendasit kanë pasur mundësinë të shohin edhe një herë gjurmën
e fshatin Curon, i cili ishte zhytur nën ujë në vitin 1950, pas ndërtimit të
një dige për krijimin e energjisë elektrike.

Marketing

Liqeni Resia –
ose Reschensee në gjermanisht – ndodhet në zonën e Tirolit Jugor në Alpe, pranë
kufirit me Austrinë dhe Zvicrën.

Në rrjetet
sociale janë botuar fotografi të ndryshme ku duken shkallë, qilarë dhe mure të
godinave të qytetit, që normalisht do të duhet të ishin nën ujë. Një pjesë e
tyre i përket edhe kishës së shekullit XIV.

Kur u vendos për
përmbytjen e fshatit, më shumë se 160 shtëpi përfunduan nën ujë. E gjithë
popullsia u largua, por një pjesë e tyre vendosën të mos largoheshin shumë,
duke u zhvendosur në fshatin e ri të krijuar aty pranë.

Sot, liqeni është një pikë e vizituar nga turistë të shumtë, sidomos në dimër, ku mund të ecësh edhe mbi sipërfaqen e ngrirë të liqenit, për të arritur kullën e kishës.