“Fuqia Latine” e Barcelonës: Messi, Luis Suárez, Arturo Vidal, Coutinho, Malcom…

Barcelona e sezonit të ardhshëm ka një karakter të fortë amerikano-latin. Inkorporimi i futbollistëve nga Amerika e Jugut në merkaton e kësaj vere përbën një vlerë të shtuar për të tjerët, që tashmë ekzistonin në grupin e trajnerit Valverde.

Marketing

Me nënshkrimin e kontratës (të hënën) me Arturo Vidal dhe mbërritjes së tij te Barça, ekipi i parë katalanas ka tashmë tetë lojtarë amerikano-latinë në përbërje, por në ditët e ardhshme ka mundësi që të hiqet dorë nga njëri prej tyre, Yerry Mina, i cili pritet të transferohet në Premier League.

Në merkaton e kësaj vere, tre lojtarë nga Amerika e Jugut kanë ardhur: Arthur, Malcom dhe Vidal i lartpërmendur. Më parë, këtë vit, sidomos në janar, Coutinho u përfshi në rreshtat azulgrana, në të cilët gjeti Messin, Suarez dhe Rafinha.

Shumatorja e të gjithë atyre formon një sulm luksoz për trajnerin Valverde. Ata janë futbollistë të një projeksioni të madh ofensiv dhe me cilësi të kontrastuar gjatë viteve të fundit. Në fakt, sulmi i Barcelonës është praktikisht i përbërë nga lojtarë të Amerikës së Jugut, të cilët duhet të “natyralizojnë” edhe Dembélé.

Përveç Messit dhe Suarez, të dy të tjerët, Coutinho dhe Malcom, kanë produktivitet të madh në raport me golin. I pari duket shpesh me goditjet direkte, që vijnë nga e majta, ndërsa i dyti është një lëvizje më ekstrem, nga e djathta.

Brazili, Argjentina, Uruguaj dhe Kili janë ato vende amerikano-jugore, që i ofrojnë lojtarë cilësorë Barcelonës, aktualisht. Valverde ka një grup lojtarësh luksi në dispozicion, ndaj i mbetet detyrë të marrë më të mirën prej tyre. Coutinho është nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit katalanas. Barcelona ka paguar 155 milionë euro te Liverpool për brazilianin, klub nga i cili ori në verën e vitit 2014, për 81 milionë euro, një tjetër amerikano-jugor, Luis Suárez.

Marketing