Furra në Turqi: Një libër falas për çdo bukë të blerë

Në një furrë në qytetin Tunxheli në Turqi, nuk blihet thjesht vetëm bukë. Pronari i saj ka ndërmarrë një nismë të veçantë. Çdo person që shkon për të blerë, merr edhe një libër dhuratë.

Marketing

Qëllimi është që përveçse të tregtohet bukë dhe prodhime të tjera, të kontribuohet edhe në dije.

Ndaj marrja e librit nuk shton kostot për qytetarët. Pronari i biznesit thotë se ka edhe persona që nuk duan ta marrin librin, por diçka e tillë është kthyer tashmë në detyrim.

Ata dhurohen në bazë të moshës së klientit. Nisma i ka habitur fillimisht blerësit ndërsa tashmë iniciativa është bërë virale në rrjete sociale me postime të ndryshme.