Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, besohet se po e rikonsideron mundësinë e transferimit te Roma, sipas raportimeve nga Sky në Itali.
Tani, thuhet që mund të ndodhë një shkëmbim mes argjentinasit dhe boshnjakut Edin Dzeko që mund të kalojë te Interi.
Roma e vlerëson Dzeko-n 20 milionë euro, dhe i ka refuzuar dy oferta (njëra 10 milionë euro, tjetra 12 milionë euro) nga Zikaltrit, por do të ishin të hapur që ta japin ish-yllin e Manchester City-t plus para shtesë për ta marrë Icardi-n në “Olimpico”.