Futbollisti kuqezi është golashënuesi i tretë më i mirë i turneut – më lartë se Haaland

Kupa FA është mbyllur sot me suksesin 2-1 të Mançester Sitit në finalen përballë Mançester Junajtid duke i vënë kapakun për këtë edicion turneut më të vjetër futbollistik në botë.

Marketing

Dhe mes emrave të më të spikatur në këtë edicion është edhe ai i mesfushorit shqiptar Armando Dobra.

Me mbylljen e ndeshjeve, rezulton se Dobra është golashënuesi i tretë më i mirë i këtij edicioni në turneun e njohur. Ish-mesfushori i Shpresave, i cili luan me skuadrën e Çesterfilld, ka gjetur katër herë rrugën e rrjetës në këtë edicion, duke bërë më mirë se sa lojtarë si Haland, Alvarez apo Bruno Fernandesh të cilët shkuan deri në finale.

Të vetmit futbollistë që kanë bërë më mirë se lojtari shqiptar, i cili me golat e tij ndihmoi Çesterfilld të kategorisë së pestë që të arrinte deri në raundin e tretë të turneut, janë Mahrez me 5 gola dhe Mullin me 8.