Futbollisti turk humb jetën në një aksident trafiku

Futbollisti i Konyasporit, Ahmet Çalık ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Marketing

Mediat turke raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 (me kohën lokale) në lagjen Hacılar të rrethit Gölbaşı.

Automjeti i përdorur nga futbollisti Ahmet Çalik , i cili u transferua në Konyaspor nga Galatasaray , doli jashtë kontrollit në rrugën Ankara-Niğde dhe u përmbys në një stof.

Gjatë kontrollit të kryer nga mjekët, u konstatua se Ahmet Çalik, i cili ndodhej i vetëm në automjet, ka ndërruar jetë. Për aksidentin ka nisur hetimi.

Ahmet Çalik, i rritur në akademinë e Gençlerbirliğit, u transferua te Galatasaray në janar 2017 për 2.5 milionë euro.

Futbollisti 27-vjeçar u transferua te Konyaspor në tetor 2020.

Marketing