Gabon Reali, vetëm barazim në ‘Santiago Bernabeu’

Real Madrid nuk ka mundur të mbajë hapin e Barcelonës, duke barazuar pa gola ndaj Athletic Bilbaos në ‘Santiago Bernabeu’.

Marketing

Los Blancos u futën në këtë ndeshje me motiv të madh, pas asaj përformance brilante në ‘Camp Nou’ në mesjavë.
Gjithsesi, as kjo nuk i ndihmoi lojtarët e Zinedine Zidane të merrnin tre pikë nga kjo sfidë e rëndësishme.
Benzema kishte mundësi të arta të realizonte por francezi nuk ishte në mbrëmjen e tij.

Reali mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, dy më pak se liderja Barcelona, kurse Bilbaos në vendin e shtatë me 28 pikë.

Marketing