Ganiu: Asfaltimin dhe sanimin e rrugëve në territorin e Çairit nuk po e ndalojmë (FOTO)

Kryetari i Komunëss së Çairit Visar Ganiu njofton se vijon asfaltimi dhe sanimi e rrugëve në territorin e komunës, shkruan Aktuale.mk

Marketing

Ekipet tona të punës u përkujdesën sot për sanimin dhe asfaltimin e rrugës “Pere Toshev” në lagjen Seravë. Aktivitetet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore janë prioriteti ynë dhe në ditët në vijim janë paraparë edhe intervenime për sanimin e më tepër rrugëve, atje ku për këtë ka nevojë-thotë Ganiu.