Takim Shaqiri-Silvestri, në fokus reformat në administratën publike

Ministri Jeton Shaqiri priti sot në ambientet e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, ambasadorin e Republikës së Italisë në vend, Sh. T. Andrea Silvestri.
Ministri Shaqiri e prezantoi ambasadorin Silvestri me 3 shtyllat kryesore të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë: digjitalizimi, reforma në administratën publike dhe krijim i klimës për media të lira dhe të pavarura.
“Përgjatë bisedës e informova ambasadorin mbi procesin e bërë në të tre këto sfera dhe për ato që planifikojmë të bëjmë deri në fund të këtij mandati”, theksoi ministri Shaqiri.
Ambasadori Silvestri përshëndeti punën e kryer dhe njëkohësisht ndau eksperiencat e ngjajshme të shtetit Italian në këto sfera.

Marketing