Ganiu: ÇAIRI edhe me një fushë sporti super modern

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka prezantuar fushën e sportit e cila sapo ka përfunduar. Sipas Ganiut fusha e sportit është ndërtuar sipas standardeve moderne me komplet rekuizitat e nevojshme si dhe ndriçim të posaçëm.

Marketing

Postimi i plotë:

⚽️🏀ÇAIRI EDHE ME NJË FUSHË SPORTI SUPER MODERNE
✅Këto pamje të mrekullueshme që po ua sjellim sonte janë nga fusha e re sportive që sapo e përfunduam në Çairin tonë të zemrës, në sipërfaqe prej 607 m2 dhe gjendet përballë SHFK Liria.

✅Këtë fushë të basketbollit dhe të futbollit e kemi ndërtuar sipas të gjitha standardeve më moderne, me rekuizita të reja dhe është e shtruar me dysheme prej gome speciale. Ndërsa kemi vendosur edhe ndriçim të posaçëm, ulëse dhe shporta mbeturinash.

🏀⚽️🏀⚽️Krijimi i hapësirave ku të rinjtë do të merren me aktivitete sportive, mbetet ndër prioritetet tona.