Një zjarr i madh kaploi sot një nga kafenetë që gjendet tek qendra tregrtare “Mavrovasja” në Shkup. Zjarri përfshiu gjithçka duke lënë vetëm skeletin e strukturës metalike të lokalit afër përmendores së Hasan Prishtinës. Shkaktarët ende nuk dihen.
Me të marrë lajmin nga Komandanti i brigadës zjarrfikëse, në terren doli edhe kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu i cili duke folur për TV21 tha se as ai nuk e di se çfarë i shkaktoi flakët dhe se pret informacione nga autoritetet zyrtare./TV21
Zjarri te "Hasan Prishtina", flet #VisarGaniu: Nuk e di çfarë e shkaktoi zjarrin, pres informacion nga autoritetet
Publiée par TV21 sur Jeudi 30 avril 2020