Moti sot në vendin tonë

Moti sot në vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe pak më i ngrohtë me erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Paradite do të ketë më shumë periudha dielli, ndërsa pasdite me kushte të paraqitjes së shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër, përforcim të erës dhe paraqitje të bubullimave.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 5 deri në 13, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri 26 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri në 7 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.