Ganiu: Shkupi kujton dhe nderon heroin Adem Jashari

Në Akademinë përkujtimore për komandantin legjendar Adem Jashari fjalim mbajti edhe kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.

Marketing

Gnaiu is nikoqir i eventit tha se Shkupit i takon ta kujtojtë dhe ndërojë legjendarin Adem Jashari pikërisht para Shkollës Fillore që mban emrin e tij.

Të nderuara familje të dëshmorëve të kombit, i nderuari Lulzim Jashari – djali i Komandantit Legjendar Adem Jashari, i nderuari lider i kauzës sonë kombëtare z. Ali Ahmeti, të nderuar bashkëluftëtarë të komandantit nga Kosova e Maqedonia, i nderuari kryetar i Kuvendit z. Talat Xhaferi,
të nderuar ambasadorë, të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore të vendit, të nderuar të pranishëm,
Më lejoni në cilësinë e nikoqirit të ju uroj mirëseardhje në Akademinë Përkujtimore kushtuar 21 vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari. Ky çast që na ka mbledhur të gjithëve sot këtu nuk është vetëm një evokim kujtimesh, por më tepër se kaq. Është dëshmia më e qartë se Shkupi ka ruajtur me dinjitet lashtësinë e indit të vet kombëtar duke nderuar figurat e shquara të kombit që me gjakun e tyre kontribuan për përjetësimin e vlerave kombëtare kudo ku ndodhen shqiptarët.

Me flijimin e Jasharajve, botës iu bë e qartë se populli shqiptar është i gatshëm të flijohet për lirinë e vendit të vet. Në historinë e kësaj familje legjendare gjen të përshkruar më së miri rrugëtimin historik dhe karakterin e një kombi të tërë, sypatrembur dhe të drejtë.

Duke mos ndalur asgjë për vetveten, krejt çka patën të shenjtë deri më në fund edhe jetën e tyre, ata ia falën kombit të vet të shumëvuajtur që sot të qëndrojë i pamposhtur e në gjirin e tij të rritet brezi i ri i krenarisë kombëtare. Prandaj, nuk është e rastit as dashuria e popullit për ta, as kujtimi dhe nderimi që po u bëhet sot dhe do t’u bëhet përjetësisht.

E sot i takoi Shkupit të realizojë një detyrim atdhetar për të kujtuar, reflektuar dhe nderuar sakrificën heroike të kryetrimit, legjendarit Adem Jasharit dhe familjes së tij, pikërisht para Shkollës Fillore që mban emrin e tij dhe në afërsi të vendit që dikur u bë strehë e veprimit të tij, në shtëpinë e bashkëatdhetarit tonë, veprimtarit Ismet Shabani. Kam nderin të shpall zyrtarisht të hapur këtë akademi përkujtimore duke kërkuar nga ju që të nderojmë me 1 minutë heshtje sakrificën e të gjithë dëshmorëve të kombit!
LAVDI!