Ganiu uron Sadije Durën, femra e parë kampione shtetërore e mundjes në RMV

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka uruar klubin e mundjes “Liria”  për fitoren e sotme, kampion shtetëror i Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në veçanti Ganiu ka uruar Sadije Durën nga ky Klub i Çairit e cila u shpall kampionia e parë shtetërore femër në mundje.

Postimi i plotë:

🤼‍♀️🏆🥇KM “Liria” u bë kampion i Maqedonisë, Sadije Dura nga Çairi femra e parë kampione shtetërore në mundje

🏆 Klubi i Mundjes “Liria” fitoi sot kupën e kampionit shtetëror të Maqedonisë së Veriut, në të gjitha kategoritë për grupmoshat më të reja – pioner, kadet, junior dhe senior.

🥇 E ajo që bëri këtë fitore edhe më me peshë është fakti se Sadije Dura nga ky Klub i Çairit u shpall kampionija e parë shtetërore femër në mundje.

Uroj udhëheqësinë, stafin, të gjithë sportistët e KM “Liria” dhe i falënderoj që sot na bënë të ndjehemi të gjithë krenarë.