Garuesi i Formula 2, Anthoine Hubert, ka vdekur si pasojë e një përplasje në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës, ka njoftuar Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit.
22-vjeçari francez vdiq pas përplasjes në shpejtësinë prej afër 270 kilometra për orë.
Sipas njoftimit nga FIA, Hubert ishte dërguar në qendrën mjekësore menjëherë pas incidentit, dhe kishte vdekur pas orës 18:00, në kohën lokale.
Në anën tjetër, garuesi amerikan Juan Manuel Correa, me të cilin u përplas Huberti, është në gjendje stabile.
Gara ishte ndërprerë pas përplasjes dhe ishte anuluar kur u kuptua serioziteti i aksidentit.
Hubert, që ishte pjesë e BWT Arden, ishte i teti në kampionat dhe kishte pasur dy fitore këtë edicion, në Monaco dhe Francë.
Ngushëllime për të menjëherë kanë shprehur garues të njohur të Formula 1 e ekipet prestigjioze.