Gashi: Alternativa mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane të vendit

Në prag të takimit të nesërm të kryetarit të partisë, Afrim Gashi me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev, në selinë e partisë ALTERNATIVA qëndroi ambasadori i Francës në Shkup, z. Siril Bomgartner (Cyrille Baumgartner), i shoqëruar nga këshilltarja e parë dhe e ngarkuara me punë, zonja Emanuel Gardil (Emanuelle Gardille).

Marketing

Bashkëbiseduesit theksuan se rrugëtimi evropian i Maqedonisë së Veriut ngelet rruga e pashmangshme dhe e paalternativë, për çka nevojiten reforma thelbësore, luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Kryetari Gashi theksoi, se partia ALTERNATIVA mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane të vendit tonë. Ambasadori Bomgartner, në anën tjetër, theksoi se metodologjia integruese e lansuar nga Franca, gjegjësisht nga presidenti Makron, dhe e miratuar nga BE-ja, parasheh pikërisht standarde të qarta para anëtarësimit të vendeve kandidate, bazuar në kritere të meritave.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga përfundimet e takimit, si dhe u zotuan për intensifikim dhe thellim të bashkëpunimit dhe vizitave të ndërsjella.