KSHZ, ndërpritet seanca për ankesat në Dibrë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrton edhe ankesën më të diskutuar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për pesë vendvotime në Komunën e Dibrës. Ankesa ka të bejë me atë që materiali i besueshëm zgjedhor në këto pesë vendvotime (0551, 0552, 0554, 0535 dhe 0544) nuk ishte i mbyllur me shiritin e sigurisë.

Marketing

Nga shqyrtimi i materialit zgjedhor KSHZ-ja konstatoi se te dhënat në procesverbal përputheshin me materialin zgjedhor. Ajo që mbetet të shihet në vazhdimin e seancës së nesërme nëse të dhënat nga aparati për shenjat e gishtave përputhen me të dhënat e votuesve në listën zgjedhore.

KSHZ-ja në seancën e sotme hodhi poshtë tre ankesa të tjera të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Pas shqyrtimit të materialit zgjedhor ata u konsideruan si të pabaza sepse të dhënat ishin në rregull.

ASH-AAA tërhoqën vetëm një ankesë tjetër që e kishte dorëzuar më herët./Alsat