Gashi: Jemi afër gjetjes së një kandidati të përbashkët për president

Kryetari i partisë AlternAtivA, Afrim Gashi, deklaroi se janë në fazën finale të negociatave me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev për gjetjen e një kandidati të përbashkët për president. Ai tha se pritet që kjo çështje të zgjidhet shpejt.
“Nuk kemi ardhur deri në fazën të flasim për emrat konkret. Mbeten të hapura të gjitha variantet. Kemi disa sugjerime tona”, ka deklaruar Gashi.

Marketing

Gashi ata nuk janë të prekur nga përplasjet e dy partnerëve tjerë të koalicionit qeveritar, edhe pse çdo dridhje që ndodh në Ekzekutiv ndihet edhe në parti. “Ne mundohemi me ato dikastere që i kemi, tua japim hakun, të jemi sa më të ndërgjegjshëm dhe t’i kryjemë ato punë sa me më sukses”, deklaroi Gashi, pas takimit me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ndërsa, ministri Cakaj e falënderoi kryetarin Gashi për kontributin që ka dhënë AlternAtivA për procesin e rëndësishëm të ndryshimeve kushtetuese dhe anëtarësimin e vendit në NATO, duke e inkurajuar edhe për agjendën e aderimit në BE.

Marketing