Gashi: Kosova në rrugë të mbarë, shqiptarët e RMV-së do bëjnë çmos për ta ndihmuar (VIDEO)

Kosova është në rrugë të mbarë, vlerëson kreu i Alternativës, Afrim Gashi ndërsa shton se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe qeveria e
RMV-së, do të bëjnë çmos që ta ndihmojnë Kosovën në çështjet e hapura me
Serbinë.
“Ne e shohim Kosovën në rrugë të mbarë. E dimë se sfida kryesore mbetet problemi me Serbinë dhe njohja përfundimtare e Kosovës. Në këtë
rrugëtim, shqiptarët dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë ç’mos që ta ndihmojnë Kosovën dhe kjo do të ishte një fitore e dyfishtë sa për Kosovën aq edhe për rajonin. Unë mendoj se derisa Kosova nuk njihet ndërkombëtarisht, do të jetë brengë e secilit shqiptar. Është e imja, besoj edhe e gjithë shqiptarëve”, deklaroi Gashi gjatë takimit që kanë
patur sot me kryeministrin Albin Kurti, liderët e koalicionit VLEN.  https://www.facebook.com/share/v/oqhtL22WijBiJQ77/?mibextid=oFDknk

Marketing
Marketing