Gashi në takim me ambasadorin shqiptar,Fatos Reka

Gashi në takim ambasadorin shqiptar,Fatos Reka
Sot, Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, bashkë me nënkryetaren Safije Sadiki – Shaini, e pritën në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, SH.T. z. Fatos Reka.
Me këtë rast u diskutua për aktualitetin politik, për mundësitë e ndryshimeve kushtetuese, që duhet të bëhen për shkak të procesit integrues dhe tema të tjera të zhvillimeve politike. Në frymë të kësaj, Kryetari Gashi e njoftoi Ambasadorin Reka për propozimin e Alternativës që, gjatë hapjes së ndryshimeve kushtetuese, në kushtetutë të sanksionohet që lëndët e korrupsionit politik të mos vjetrohen asnjëherë.
Ambasadori Shqiptar e vlerësoi iniciativën e Alternativës dhe shfaqi inkurajim që të punohet që ajo të gjejë mbështetje edhe nga spektri politik i vendit.
Në takim u konstatua se lufta kundër korrupsionit është një vlerë europiane, nga e cila përfitojnë të gjithë e, veçmas, shtetet tona.