Ministrja e jashtme bullgare, Teodora Gençovska, sërish potencoi kushtet që duhet t’i plotësojë Maqedonia e Veriut, që më pas Sofja të japë dritë jeshile në Këshillin e BE-së.
“Secili aderim për në Bashkimin Evropian duhet të jetë në harmoni me principet evropiane, duke përfshirë edhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e raporteve të sinqerta mes partnerëve.”,- theksoi ministrja e jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska.