Pergezime dhe falenderime, i nderuar Ismet!
E lexova me shumë kujdes.
Më vjen shumë mirë, që evidenton qartë vlerat e kontributin e të nderuarit z.Ali Ahmeti!
Popullit e sidomos brezit të ri na duhet t’ua bëjmë të njohur historinë e kombit tonë shqiptar që nga lashtësia ilire e mesjeta, periudhën e lavdishme të Heroit tonë Kombëtarë të Skënderbeut, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të Pavarësisë, të Luftës së Parë e Luftës së Dytë Botërore dhe të krimeve e genocidin si dhe shpërnguljet masive të shqiptarëve nga trojet e vets, si dhe periudhat e historisë së mëvonëshme të kohës së re deri tek UÇK-ja e Kosoves dhe UÇK- në Maqedoni, që krijoi dhe udhëhoqi komandanti i Shtabit të Përgjithshëm z. Ali Ahmeti.
Me keqardhje e theksoj, se nuk bëhen në shkolla.
Brezi i ri duhet të mësojë se iliret ishin populli më i lashtë në Europë, se trevat ilire kanë ardhur duke u tkurrur nga pushtimet fqinjëve e përkrahjes së tyre nga Fuqitë e Mëdha, se ne shqiptarët si pasardhës të ilirëve na duhet të luftojmë për të fituar liritë e të drejtat tona kudo ku jemi!
Për t’i realizuar me sukses këto fitore elita politike shqiptare këtej e përtej Drinit duhet te jetë e bashkuar dhe të hartojnë e realizojnë një strategji të qartë kombëtare, si dhe ta ndërkombëtarizojnë sa më shumë problemin e zgjidhjes së çështjes kombëtare ende të pazgjidhur!
Nuk mund të ketë integrim rajonal e europian, pa u realizuar integrimi e bashkimi i të gjithë shqiptarëve në Ballkan!
Z. Ahmeti mbart histori gjatë veprimtarisë së gjatë kombëtare, për të fituar shqiptarët liritë e të drejtat baras me popullsinë maqedonase e pakicat e tjera, të premtuara që pas Luftës së Dytë Botërore dhe të parealizuara deri tek Lufta që udhëhoqi trimi Ali Ahmeti, që mundi ushtrinë maqedonase dhe e detyroi qeverinë maqedonase të ulej nē tavolinën e bisedimeve dhe të nënshkruante Marrëveshjën e Ohrit, megjithëse ende s’i ka realizuar detyrimet e saj.
Kombi shqiptarë i ndarë në 6 shtete si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Greqia dhe megjithëse përbëhet mbi 7 milion, nga vetë ndarja në disa shtete, e ka më të vështirë të zgjidhë probleme të mëdha pa mbështetjen e aleatit tradicional SHBA-, si dhe Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë.
Ismail Qemali ka thëne:”Fatkeqësisht fatet e popujve të vegjël, vendosen në kancelaritë e Fuqive të Mëdha!”
Gëzohem që z. Ahmeti ka mbështetjen e SHBA-së.
Populli shqiptarë i është mirënjohës ish-Presidentit Willson, që kemi këtë Shqipërinë e sotme, sepse Fuqitë e Mëdha e kishin llogaritur ndarjen e mëtejshme të saj, që të mos ekzistonte në Ballkan shtet shqiptarë.
I jemi mirënjohës për Luftën e fitoren e Pavarësisë së Kosovës.
Dhe do t’i jemi mirënjohës për çdo mbështetje, që do t’i bëjë zgjidhjes së çeshtjes shqiptare.
I uroj z. Ali Ahmeti, që të fitojë dhe të zgjidhet kryeministër!
Tefta Cami-Cani,
Ish-Ministre e Arsimit të Shqipërisë.
Tiranë, 21.06.2020!