Gjenden 70 mina E-3 të pashpërthyera në një fshat të Gjakovës

Njësitet e FSK’së për deminim kanë bërë tërheqjen e 70 copë mjeteve të dyshuara, minë E-3, në një pyll të fshatit Zylfaj në Gjakovë.

Marketing

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, ku u tha se një person kishte lajmëruar policinë pasi hasi në disa mjete të pashpërthyera.

‘’ Fsh. Zylfaj, Gjakovë 28.11.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në pyll të fshatit kishte hasur në disa mjete të pashpërthyera. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, kanë bërë tërheqjen e 70 copë mjeteve të dyshuara (minë E-3) në mënyrë të sigurtë.’’