Gjenden dy predha në lumin Buna, bllokohet ura e vjetër në Shkodër

Dy predha janë gjetur ditën e sotme në ujërat e lumit Buna në qytetin e Shkodrës.

Marketing

Bëhet me dije se predhat janë gjetur në afërsi të urës së vjetër të Bunës brenda në ujë.

Sipas Neës24 një grup italianësh të cilët po lundronin në ujërat e lumit Buna kanë arritur që t’i gjejnë dy predhat duke përdorur magnet.

Është e paqartë se si grupi i italianëve kanë arritur që t’i gjejnë por menjëherë pasi kanë konstatuar dy predhat kanë lajmëruar policinë vendore të Shkodrës. Efektivët menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke bllokuar kalimin e qytetarëve në urën e vjetër të bunës për të shmangur çdo lloj rreziku.

Mësohet se një prej predhave është e përmasave të mëdha ndërsa tjetra është pak më e vogël.

Marketing