Gjendet i varur në një shtyllë një person në Sarandë

Një person është gjetur i varur në një shtyllë ditën e sotme. Paraprakisht bëhet e ditur se në fshatin Vrrine, është gjetur  i vetvarur shtetasi K.G., 62 vjeç.

Policia informon se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Marketing

Sot, rreth orës 14:50 , në fshatin Vrrine, është gjetur  i vetvarur, në një shtyllë shtetasi K. G., 62 vjeç, banues në Sarandë.

Nga këqyrja paraprake  e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./