Gjendet në Kosovë Mercedesi me vlerë rreth 100 mijë euro që po kërkohej nga autoritetet e Zvicrës

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një veturë të tipit Mercedes në vlerë të përafërt mbi 100,000 €, e cila ishte në kërkim nga autoritetet e Policisë Federale të Zvicrës, shkruan Reporteri.net.

Marketing

Policia e kishte marrë informacionin nga Zvicra, se kjo veturë mund të gjendej në Kosovë.

“Përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, më datë 10.10.2023 është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura e llojit Mercedes (vlera e përafërt mbi 100 000 €) e cila ishte në kërkim në Zvicër”.

“Tashmë rasti është duke u trajtuar konform procedurave ligjore nga njësitë përkatëse policore”, bën të ditur policia.