Gjendet në Zvicër një vajzë 8-vjeçare që u kidnapua në Francë, arrestohet nëna e saj

Një vajzë tetëvjeçare që ishte kidnapuar në lindje të Francës të martën, është gjetur me nënën e saj në Zvicër.

Vajza është në shëndet të mirë dhe është gjetur në një fabrikë të vjetër në fshatin kufitar Sainte-Croix, ka thënë prokurori francez François Perain, raporton BBC.

Nëna e saj, Lola Montemaggi, është arrestuar nga policia zvicerane.

Marketing

Zyrtarët thonë se ajo ka urdhëruar kidnapimin e vajzës nga shtëpia e gjyshes. Ajo nuk e ka kujdestarinë për vajzën.

Autoritetet më herët kanë thënë se vajza ishte kidnapuar në Poulieres, në zonën Vosges, nga tre burra të cilët ia kishin dorëzuar nënës vajzën 20 minuta më vonë. Nuk ka dëshmi se është përdorur dhuna.

Pesë burra janë akuzuar për kidnapimin e vajzës, përfshirë të tre që kanë kryer veprën. Katër janë në paraburgim.

Perain ka thënë se kidnapimi është kryer në një operacion në stil ushtarak. Kidnapuesit më parë nuk kanë qenë të njohur për policinë.