Trafiku rrugor zhvillohet në rrugë me lagështi. Intensiteti i trafikut jashtë mjediseve të qytetit është i qetë, ndërsa janë shtuar automjetet në vendkalimin kufitar Bogorodicë për hyrje në Greqi, njoftojnë nga LAMM.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të vozitjes dhe në pajtueshmëri me sinjalizimin e trafikut.
Në grykat mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në rrugët: Koçanë-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovo, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.