Gjendja në kopshtet e fëmijëve është stabile, ndërsa në javën e fundit vërehet numër i vogël i atyre që shkojnë në izolim dhe rritje e numrit të fëmijëve që janë kthyer në kopshte tha ministrja e Punës dhe Politikës sociale, Jagoda Shahpanska gjatë lëshimit në përdorim të kopshtit të ri në Miladinovci.
“Numri i fëmijëve dhe të rriturve që shkojnë në izolim është më i vogël nga ata të cilët kthehen në vendin e tyre të punës. Për më pak se një javë kemi rritje të numrit të fëmijëve që janë kthyer në çerdhe dhe atë rreth 500 fëmijë. Për këtë them se situata është stabile. Të punësuarit në çerdhe i respketojnë protokollet për përandalimin dhe përhapjen e virusit kovid 19. Nuk ka përhapje të pandemisë mes të punësuarve dhe fëmijëve. Infeksionet vijnë nga prindërit dhe rrethet e fëmijëve. Them se situata është stabile” – tha Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpanska.