Gjendja në veri, kryetari i Leposaviçit i “ngujuar” në zyrë prej të Hënës

Prej së Hënës qëndrron i ngujuar brenda godinës së komunës. Kryetari i Leposaviçit Lulzim Hetemi nuk ka dalë nga institucioni dhe thotë se vijon punën në zyrë.

Marketing

Ai mbrohet nga forcat e KFOR-it që kanë rrethuar godinën ndërsa jashtë qëndrojnë edhe një numër i vogël protestuesish.

Hetemi ka thënë se do të qëndrojë brenda komunës sa të jetë e nevojshme. Diçka të tillë nuk e kanë bërë dy kryetarët e tjerë, ai i Zvecanit dhe i Zubin Potokut. Ata sërish nuk kanë dalë në punë.

Situata në komunat veriore të Kosovës është paraqitur e qetë. Pranë godinave të komunave kanë qëndruar numër i pakët protestuesish. Në Zveçan kishte prezencë më të ulët të policisë së Kosovës.

Tensionet në veri të Kosovës nisën të Premten kur kryetarët e rinj të komunave vendosën të shkonin në godina. Më shumë trazira pati gjatë së Hënës ku protestuesit u përplasën me forcat e KFOR-it. 30 pjesëtarë të misionit të NATO-s u lënduan.

Marketing