Gjeorgjia mund Kosovën me rezultatin 2-1 në “Fadil Vokrri”

Dardanët kanë pësuar një tjetër disfatë.

Marketing

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Gjeorgjia me rezultat 1-2, shkruan lajmi.net.

Ishte Tornike Okrishvili ai që i dha epërsinë në min e 11.

Okriashvili shënoi pas një gabimi amatoresk të portierit Aro Muric.

Në vazhdim Dardanët morën iniciativën dhe arritën të barazojnë në min e 45′ përmes Vedat Muriqit.

Muriqi shënoi në min e 45′ nga pika e penalltisë pasi paraprakisht një nga futbollistët e Gjeorgjisë preku topin me dorë brenda zonës.

Në pjesën e dyta starti ishe i baraspeshuar me të dyja skuadrat që mundoheshin të sulmojnë përmes kundërsulmeve.

Megjithatë, atëherë kur nuk pritet nga askush Zuriko Davitashvili i dha epërsië Gjeorgjisë për rezultatin përfundimtarë 1-2.

Me këtë humbje tani Kosova bie në pozitën e pestë në grupin B të kualfiikimeve me katër pikë, kursë Gjeorgjia ngritet në të katërtën me katër pikë por me goldallim më të mirë. /