Gjermani, dogana sekuestron 600 kilogramë mish të terur

Oficerët doganorë gjermanë, në Stuttgart, sekuestruan rreth 600 kilogramë produkte të mishit të tharë gjatë kontrollit në dy autobusë që mbërritën nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marketing

Mishi i terur ishte paketuar në çanta udhëtimi dhe nuk kishte asnjë dokument regjistrimi. Policia ka detyruar kontrabandistët që të paguanin të gjitha shpenzimet e sekuestrimit të mallit.

“Produkte të tilla të mishit mund të mbajnë patogjenë shumë ngjitës dhe të çojnë në një përhapje të rrezikshme të epidemisë në Gjermani”, ka thënë shefi i stacionit veterinar në rrethin e Eschlingen, Christian Markwart.

Doganat në aeroportin në Stuttgart kapin më shumë se katër tonë ushqime çdo vit, të cilat kontrabandistët përpiqen t’i importojnë në Gjermani pa leje dhe pa certifikata.