Gjermania kthehet në shtëpi, por hotelin do ta paguajë deri në fund të Botërorit

Gjermania u eleminua nga Botërori që në fazën e grupeve, gjë që nuk pritej aspak nga tifozët, por mesa duket edhe nga vetë drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).

Marketing

Me arrogancën e një skuadre që është mësuar të fitojë, gjermanët shkuan në Rusi me sigurinë që do të vazhdojnë deri në fund kompeticionin. Për këtë arsye, hotelin e kanë prenotuar deri në mesin e korrikut.

Pra, askush nuk e priste që të mos kalonin dot fazën e grupeve. Rezultati? Gjermania do të duhet të paguajë hotelin deri në fund të Botërorit, edhe pse këtë turne tani do ta shohë nga shtëpia.

Marketing