Gjermania raporton mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar 11.040 raste të reja me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti ”Robert Koch“ (RKI) tha se gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 284 persona, me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 është rritur në 86.665.

Numri i rasteve me koronavirus është rritur në 3.614.100.

Marketing

Incidenca javore, gjegjësisht numri i të infektuarve në 100 mijë banorë është 72.8.

Deri më tani, më shumë se 31.67 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 dhe më shumë se 9.9 milionë kanë marrë dozën e dytë.



. .