Gjuajtje me armë në Skenderaj, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Skenderajt.

Marketing

Si pasojë e armës së zjarrit, tre persona janë plagosur dhe njëri prej tyre ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Sipas policisë së Kosovë, rasti ka ndodhur në ora 19:04, ndërsa dy të plagosurit janë duke u trajtuar pas plagëve të marra.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 19:04 minuta, janë plagosur tre persona, njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë po trajtohen. Nuk ka informacione të tjera, ekipet e policisë po punojnë në lidhje me rastin”, tha Fexhrie Pllana nga policia e Mitrovicës për lajmi.net.