Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Muhamed Zekiri anëshkalon gjuhën shqipe dhe në komunikimin e tij të përditshëm me institucionet shtetërore përdorë vetëm gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik, informon BLIC.MK
Siç mund të shihet nga dokumenti i siguruar nga BLIC.MK Zekiri i është drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, që të dyja të udhëhequra nga kuadro shqiptar vetëm në gjuhën maqedonase.
Zekiri e di fare mirë se përdorimi i gjuhës shqipe është i garantuar me ligj dhe kushtetutë dhe ai e ka të qartë se po e anashkalon gjuhën e tij amtare.
Zekiri sa ka qenë gazetar, përkatësisht kryeredaktor i një televizioni kombëtar pothuajse çdo ditë në edicionet e lajmeve ka pasur kronika gazetareske të cilat kanë shtjelluar tema që lidheshin me përdorimin e gjuhës shqipe dhe atakimin e funksionarëve të kohës për mos-zbatimin e të njëjtës.