Për rastin “Lagja e Trimave” në Kumanovë nuk do të ketë rigjykim, njofton Fokus,duke theksuar se në vendimin e Gjykatës Supreme, thuhet se “ankesat e të akuzuarve janë refuzuar si të pabaza”.
Sipas aktgjykimit të shkallës së dytë, për rastin në fjalë shpallen fajtor 33 persona për veprën “terrorizëm”. Gjykata e Apelit e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale me çka shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm, 13 nga 40 vite, gjashtë nga 20 vite, një person me 18 vjet burg kurse dy persona me 13 dhe 14 vjet.
Në ngjarjet e Kumanovës, më 9 dhe 10 majit të vitit 2015, e humbën jetën tetë policë dhe 10 anëtarë të grupit të armatosur.