Gjykata Penale: Kiçeec nuk do të lirohet me kusht

I dënuari për rastin “Haraçi”, Zoran Milevski-Kiçeec do të mbetet në burg, pasi Këshilli Gjyqësor ka hedhur poshtë kërkesën e tij për lirim me kusht.

Marketing

“Me propozim të drejtorit të Shtëpisë Ndëshkuese Strugë – Reparti i hapur, për lirim me kusht të Zoran Milevski-Kiçeec, Këshilli Gjyqësor ka mbajtur mbledhje dhe ka sjellur vendim që të hidhet poshtë kërkesa”, njoftojnë nga Gjykata Penale.

Ndaj këtij vendimi Kiçeec mund të parashtroj ankesë në instancat më të larta gjyqësore. Kështu që vendimi i Gjykatës së Apelit. Kiçeec u dënua me tre vjet burg për rastin “Haraçi”, pasi e pranoi fajin.