Gjysmëvjetori i dytë, Bexheti vizitë në shkollën fillore “Drita”-Rashçe

Me rastin e fillimit të gjysëm vjetorit të dytë shkollor , kryetari i komunës së Sarajit Belrim Bexheti bashkë me këshilltarin komunal Haxhiu, sekretarin e komunës Shabani dhe pergjegjësin e sektorit për arsim Rexhepi vizituan shkollën fillore “Drita”-Rashçe .

Marketing

Gjatë vizitës realizuan një takim me të gjithë të punësuarit në këtë shkollë ku nga afër ndëgjuam kërkesat dhe nevojat e tyre për zhvillim efikas të procesit arsimor.
Gjithashtu duke pasur parasysh gjendjen me pandeminë u siguruam që tju përmbahen masave preventive të rekomanduara nga ministria e Arsimit.