Godet sërish topthi bullgar!

ë
14 dhjetori shënoi zhgënjimin e radhës për shqiptarët ku topthi bullgar i bowlingut, ka goditur sërish fortë edhe këtë radhë duke i plandosur të dya figurat e mbetura në ‘lojën e madhe shpërblyese’ të Ballkanit perëndimor në Bruksel, siç janë figurat e Shqipërisë dhe të ‘Severnës’ së shpifur që presin në rresht nëse do hapet dera e madhe e BE-së apo jo.

Marketing

Edhe këtë radhë topthi i bowlingut bullgar goditi jo me dashje figurën shqiptare e cila megjithatë ngeli peng i ‘Severnës’ në këtë ‘lojë’ pasi europa plakë nuk e ndanë nga grupi figurën shqiptare por e mban qëllimisht për mos t’i hapur dyert e saj vetëm për Shqipërinë.

Dështimi i negociatave edhe për këtë vit është humbje e madhe edhe për shqiptarët të cilët jo për fajin e tyre po paguajnë faturën e ‘Severnës’ në çdo gjashtë muaj të vitit në bisedimet me BE-në.

Në mes të kësaj sherrnaje mes vëllezërish presidenti bullgar Radev, ka thënë se Republika e ‘Severnës’ veç zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë duhet të ndryshojë kushtetutën, ku të përmend edhe bullgarët në përbërjen e mozaikës së popujve të saj në të kundërtën vetoja bullgare nuk do të hiqet.

Kur jemi te ndryshimet kushtetuese pabarazia dhe statusi denigrues që gëzojnë shqiptarët në këtë shtet që mbahet me paterica të partive shqiptare është dashur të shtrohet për zgjidhje qysh dekada më parë dhe në mënyrë të prerë nga shteti shqiptar si garant dhe gardian i kombit si problem i shtypjes mbi pabarazinë dhe hegjemoninë sllave ndaj shqiptarëve të këtushëm si detyrim kushtetues ashtu siç po vepron Bullgaria për bullgarët e saj, por për fat të keq me shqiptarët ‘maqedonca’ Nëna Shqipëri sillet si njerkë duke i lënë jetimët në mëshirë të fatit.

Njerka Shqipëri ‘maqedoncat’ e Severnës i sheh si mbetje Osmane që flasin shqip rastësisht, ku ata duhet të pranojnë denigrimin e gjuhës shqipe si epitet i nofkës përbuzëse të 20% dhe statusin e turpshëm të minoritetit të papërfillshëm si nomadë pa identitet.
Për më tepër shteti shqiptar i trajton shqiptarët ‘maqedonca’ njëlloj t barazvlefshëm me sllavët e Pustecit të cila i paraqet sa herë që rastis të kuvendojë në marrdhëniet ndërkombëtare si shembull dhe urë lidhse në marrëdhëniet miqësore mes popujve fqinj.

Partitë politike shqiptare gjithashtu edhe ato mbajnë përgjegjësi dhe faj për statusin dhe denigrimin e gjuhës shqipe në kushtetutë pasi ata në këmbim të pushtetit dhe parasë kanë pranuar t’i ‘ulin breçkat’ si prostituta të përdala sa herë që ua kanë kërkuar kryeministrat e ‘Severnës’ këtë lloj poshtërimi ndaj shqiptarëve të paktën që nga 2001 e deri më sot.

Ndaj topthi i bowlingut bullgar që godet edhe Shqipërinë, është hakmmarrja bullgare për shtetin shqiptar si një kambanë alarmi sesi ata e kanë detyrim kushtetues mbrojtjen dhe ruajtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut.

Po ky alarm aq i bën shtetit shqiptar për ‘maqedoncat’ e tej kufirit, përkundrazi detyrimi kushtetues për të mbrojtur të drejtat kombëtare, ata e quajnë ndërhyrje në punët e brendshme ndaj fqinjit shoven që nuk njeh statusin e barabartë të gjysmës tjetër të popullit që në këtë rast janë shqiptarë.

Në Tiranë nuk flitet dhe nuk mendohet shqip, atje mendojnë dhe veprojnë në serbisht dhe greqisht.
Agjenturat e huaja janë ulur tashmë këmbëkryq në mes të Tiranës me pushtetarët shqiptarë për t’i bërë gropën Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Prandaj, së fundmi, zgjohu shqiptar ‘maqedonc’, se njerka Shqipëri e kësaj kaste politike nuk të njeh dhe nuk të do.

Mos prit të të ngrejë në këmbë pasi je rrëzuar, sepse në këtë rrugtim të gjatë maraton për në BE ata i japin dorën njëri-tjetrit, si çetnikut Vuçiq ashtu edhe Kovaçëve të ‘Severnës’, duke injoruar krejtsisht faktin se ekzistojnë vëllezër të një gjaku që janë shëndoshë e mirë përtej gardhit të quajtur kufi i vendosur qysh më 1913, në Konferencën e Londrës.

Medai Shaholli

Marketing