Reperi i njohur nga Presheva, Arian Agushi, është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe ndan me fansat momente të ndryshme.
Duke qenë se është një besimtar i devotshëm dhe praktikues i fesë islame, Goold Ag shpesh poston mesazhe dhe imazhe me përmbajtje fetare.
Kështu ka bërë dhe sot në një fotografi të portretit të tij ku është shfaqur duke buzëqeshur, shkruan “Kosovarja”.
“Lutju Zotit në rehati, nëse dëshiron që ai të përgjigjet kur të jesh në vështirësi”, ka shkruar artisti.
Për pak minuta ai mori mijëra pëlqime dhe komente pozitive mbështetëse.
Ndërkohë, ai ka qenë mjaft aktivë edhe me projekte muzikore dhe i fundit është “Lutja e nanës” e solli pak ditë më parë në bashkëpunim me Afërdita Demakun dhe që duket të jetë përmbyllës për vitin 2021.