Golem/Rrezikuan të mbyteshin, 3 turistë nga RMV nxirren nga deti në gjendje të rëndë

Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Marketing

Tre turistë nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyteshin gjatë ditës së sotme në plazhin e Golemit.

Sipas burimeve për “News 24”, bëhet me dije se shtetasit në fjalë ishin rreth moshës 60-vjeçare dhe janë nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë.

Mësohet se fillimisht janë nxjerrë nga deti dy prej tyre, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Durrësit.

Pas rreth 30 minutave është nxjerrë nga uji edhe personi i tretë, i cili është pikasur nga pushuesit e tjerë dhe më pas është dërguar drejt spitalit.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.