Google shkurton vendet e punës, punonjësit boshatisin kompaninë

Qindra punonjës të Google kanë boshatisur kompaninë në Londër, pasi nuk ishin paralajmëruar se do të pushoheshin nga puna.

Marketing

Në janar, kompania e Google Alphabet njoftoi se do të pushonte nga puna 12,000 punonjës në mbarë botën, rreth 6% të fuqisë së saj punëtore globale.

Vendimi erdhi në mes të një vale shkurtimesh të vendeve të punës në të gjithë Amerikën e korporatave, veçanërisht në sektorin e teknologjisë, i cili deri më tani është parë që kompanitë të kanë larguar më shumë se 290,000 punëtorë që nga fillimi i vitit.

Sindikata Unite, e cila numëron qindra punonjës të Google në Mbretërinë e Bashkuar, tha se kompania kishte injoruar shqetësimet e paraqitura nga punonjësit, ku këta të fundit kishin kërkuar njoftime paraprake për heqjen nga puna.

“Siç thamë më 20 janar, ne kemi marrë vendimin e vështirë për të reduktuar fuqinë tonë punëtore me rreth 12,000 role në mbarë botën”, tha një zëdhënës i Google.

Ndërkohë kompania ka bërë me dije se janë duke u marrë me problemin që po hasin dhe se shumë shpejt do të plotësohen kërkesat e punonjësve.

“Në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi qenë të angazhuar duke dëgjuar në mënyrë konstruktive punonjësit tonë përmes takimeve të shumta dhe po punojmë shumë për t’u sjellë atyre qartësi dhe për të ndarë përditësimet sa më shpejt që të mundemi, në përputhje me të gjitha proceset dhe kërkesat ligjore në Mbretërinë e Bashkuar’, lajmëroi kompania.

Ndërkohë bëhet me dije se Google ka arritur të punësojë më shumë se 5000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.

Marketing