Në aksionin e fundit policor në dy objekte hotelierike në rrethinën e Gostivarit janë shoqëruar dhe mbajtur në polici 11 persona femra, informojnë nga SPB e Tetovës.
Në aksionin realizuar gjatë periudhës prej orës 23 deri në orën 5 të mëngjesit, në objektin hotelierik në fshatin Çegran, pronë e 50 vjeçarit A.SH, janë kapur gjithsej nëntë femra. Prej tyre, shatë shtetase të huaja dhe dy shtetase të Maqedonisë, që si këngëtare dhe valltare kanë argëtuar mysafirët e pranishëm.
Gjashtë prej tyre të moshës prej 21 deri në 47 vjeç kanë qenë nga Republika e Shqipërisë dhe një nga Republika e Greqisë dhe bashkë me pronarin e objektit, janë shoqëruar dhe mbajtur në stacion policor në Gostivar në procedurë të mëtejmë.
Ndërkohë, në objektin hotelierik të locuar në rrugën “Tode Bogdanovski” në Gostivar janë hasur edhe katër shtetase shqiptare të moshës prej 22 deri në 39 vjeç që poashtu janë shoqëruar dhe mbajtur në polici për procedurë të mëtejmë.