MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona nga Gostivari të cilët dyshohen se kanë shantazhuar një vajzë me video materiale komprometuese.
“Më 07.08.2019 rreth orës 03:30, SH.O (21) dhe E.M. (18), të dy nga Gostivari, u arrestuan me dyshimin se kishin shantazhuar një vajzë 27-vjeçare, e cila ishte kërcënuar se në qoftë se nuk jep para dhe një telefon celular, do të publikojë materialet e saj komprometuese. Pas përfundimit të dokumentacionit do të merren masat e duhura”, thonë nga MPB.