Gostivar, Prokuroria urdhëron kryerjen e obduksionit mbi trupin e 17 vjeçares

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka lëshuar Urdhër për kryerjen e obduksionit mbi trupin e vajzës 17- vjeçare e cila u gjet mbrëmë në ujërat e lumit Vardar.

Marketing

Sipas informacioneve të para, vajza duke u kthyer nga shkolla, ka kaluar nga parku i qytetit në Gostivar, ku edhe është sulmuar nga qentë endacak. Duke ikur nga qentë ajo është rrëzuar në ujërat e lumit Vardar. Kalimtar të rastit kanë tentuar t’i ndihmojnë, por pa sukses.

Trupi i pajetë u gjet mbrëmë vonë rreth gjashtë kilometra nga vendi i ngjarjes në afërsi të fshatit Balin Doll.
Identifikimin e trupit e kanë bërë anëtarë të familjes së vajzës së ndjerë.

Marketing